Norvegjia, drejt “liderit botëror” në përdorimin e makinave elektrike

Pothuajse një e treta e makinave të shitura në Norvegji vitin e kaluar ishin plotësisht elektrike, që është rekordi i ri botëror, ndërkohë që ky vend është gati të përfundojë shitjen e makinave me motorë me djegie të brendshme deri më 2025.

Federata Rrugore Norvegjeze – NRF tha se pjesa e makinave elektrike në shitjet totale të automjeteve në Norvegji në vitin 2017 u rrit në 31.2 për qind, ndërsa vitin e kaluar ajo ishte 20.8 për qind.

Reuters raportoi se Norvegjia po stimulon shitjen e makinave elektrike duke lehtësuar një pjesë të madhe të taksave dhe duke u ofruar atyre përfitime si parkimi i lirë dhe pikat e karrikimit të baterive.

“Ky është një hap jo i vogël për vitin 2025”, tha kreu i NRF, Oeyvind Solberh Thorsen, duke iu referuar datës kur parlamenti ka në plan të ndalojë shitjen e makinave me karburant.

Norvegjia është lider botëror në shitjen e makinave elektrike në raport me numrin e banorëve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts