NORVEGJI/ Gruaja e zhdukur e një pasaniku: rrëmbyesit kërkojnë 9 milionë euro

Gruaja e multimilionerit norvegjez Tom Hagen, tashmë konsiderohet “e humbur” më shumë se dy   muaj pas rrëmbimit, konfirmoi policia vendase, raporton BBC.

Anne-Elisabeth Falkevik Hagen, 68 vjeç, u zhduk më 31 tetor nga shtëpia e saj në afërsi të Oslos. Që atëherë hetimi, siç tha policia, është kryer në fshehtësi për shkak të “kërcënimeve shumë seriozee”, raporton BBC. Rrëmbyesit po kërkojnë nëntë milionë euro, shkruan media norvegjeze.

Anne-Elisabeth Falkevik Hagen është e martuar me Tom Hagen, një sipërmarrës pasuria e të cilit është vlerësuar në rreth 174 milion euro të fituara në botën e pasurive të patundshme dhe energjisë. Revista financiare Norëegian Capital e vë atë të 172-in në listën e norvegjezëve më të pasur.

Televizoni shtetëror NRK thotë se çifti ka jetuar një “jetë të një vetmuar” në Lorenskog, përveç Oslos, dhe Tom Hagen është përshkruar si një njeri larg interesit të medias.

Policia ka këshilluar familjen që të mos t’i përgjigjet kërkesës së rrëmbyesve

Gazeta Aftenposten shkruan se Hagen u rrëmbye nga banjon e shtëpisë së saj dhe se dialogu me rrëmbyesit ishte “i kufizuar” dhe u zhvillua në internet.

Prej javësh, ky është lajmi kryesor në vendin nordik, i cili në aspektin social konsiderohet si “parajsë” mbi tokë. Por fakti që dhe aty ka “krim rrëmbimi”, siç pati një tjerër lloj vite më parë kur një i marrë vrau afro 70 të rinj – rasti i Andrew Breivik – tregon se parajsa mbi tokë nuk ekziston. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts