728 x 90 Leaderboard

“Nona” e zgjedhjeve amerikane: ç’ëndërr preku Maria 106-vjeçare nga El Salvadori?

Maria Valles de Bonilla, 106 vjeçe, i kërkoi mbesës së saj që t’i blinte një fustan të ri blu. Ajo donte të vishej ndryshe për ngjarjen të cilën e kishte ëndërruar për një kohë të gjatë.

Ndërsa miliona votues amerikane u paraqitën të martën në qendrat e votimit në të gjithë vendin për të votuar guvernatorë, senatorë e kongresmenë, mes tyre u gjend dhe Maria duke ndjerë t’i realizohet ëndrra e madhe.

Tre breza të familjes së saj udhëtuan për në Virxhinian e Veriut, për të sjellë Marien në kohë te kutia e votimiit. Familja e saj kishte frikë se 106-vjeçarja, për shkak të dy sulmeve në zemër që kishte në prill të këtij viti, nuk do ta përjetonte këtë ngjarje. Por ajo arriti të bëjë ëndrrën e saj realitet kur hyri në zyrën e Fairfax me veshjen e saj “rinore”, me fustanin e saj të ri blu.

Por më parë se të hidhte votën, Maria iu nënshtruar betimit për t’u bërë shtetase amerikane. Pas kësaj procedure, pra pjesë e ëndrrës së që të votonte për herë të parë si amerikane, ajo e dha verdiktin e saj duke shënuar kështu të rrallin rast ku brenda ditës merr shtetësinë dhe voton.

Maria Valles de Bonilla mbërriti në SHBA gjashtë vjet më parë, e ardhur nga El Salvadori. Gjashtë fëmijët e saj jetonin në Amerikë si shtetas të saj. Ajo tha se dhe burri e kishtë ëndërr të bëhej shtetas amerikan, porse nuk ia arriti për shkak të ndarjes nga jeta. /tesheshi.com/

Related posts