Nobelistja e Myamnar-it anullon udhëtimin drejt Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Udhëheqësja kombëtare e Myanmar-it, Aung San Suu Kyi nuk do të marrë pjesë në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Zëdhënësja e partisë së saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), i tha agjencisë së lajmeve Reuters të martën se Suu Kyi ishte tërhequr nga takimi në Nju Jork më 20 shtator, por pa dhwnw mw tej asnjw arsye.

Aung San Suu Kyi, titulli zyrtar i së cilës është këshilltare shtetërore, po përballet me kritika në rritje lidhur me vrasjet sistematike dhe zhvendosjet e myslimanëve Rohingya në shtetin perëndimor Rakhine.

Fituese e një Nobel-i pwr Paqe pak vite mw parë, ajo është etiketuar së fundi si “nobelistja e turpit”, për shkak të masakrave të pashembullta në vendin e saj, kundrejt popullsisë civile myslimane.

Që prej 25 gushtit, 370,000 muslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh. Por një zëdhënës i NLD tha se nuk ishte në dijeni të arsyes për tërheqjen e Aung San Suu Kyi nga Asambleja e Përgjithshme e këtij viti.

“Ajo kurrë nuk ka frikë të përballet me kritika ose të ballafaqohet me probleme. Ndoshta ajo ka më shumë çështje të ngutshme për t’u marrë me to në vend”, tha zëdhënësi Aung Shin, për Reuters.

Henry Van Thio, nënpresidenti i Myanmar-it, pritet të marrë pjesë në vend të saj, njoftoi të mërkurën agjensia zyrtare e Kinës Xinhua.

Kriza në lidhje me reagimin e ashpër të forcave të sigurisë ndaj Rohingya është problemi më i madh që Aung San Suu Kyi është përballur që kur u bë udhëheqëse e Myanmar-it vitin e kaluar.

Në fjalimin e saj të parë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme si udhëheqëse kombëtare në shtator të vitit të kaluar, Aung San Suu Kyi mbrojti përpjekjet e qeverisë së saj për të zgjidhur krizën në lidhje me trajtimin e pakicës myslimane.

Këshilli i Sigurimit i OKB do të takohet të mërkurën pas dyerve të mbyllura për herë të dytë që nga shpërthimi i krizës së fundit. Matthew Rycroft, ambasadori i Britanisë në OKB, tha se shpresonte që do të kishte një deklaratë publike të miratuar nga këshilli.

Megjithatë, grupet e të drejtave kanë denoncuar këshillin prej 15-anëtarësh për mos mbajtjen e një takimi publik.

Diplomatët kanë thënë se Kina dhe Rusia me gjasë do të kundërshtonin një veprim të tillë dhe do ta mbronin Myanmar-in në rast se do të kishte ndonjë shtysë për veprim të këshillit për të provuar për t’i dhënë fund krizës. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Related posts