Nju Delhi: zjarr në hotel, 17 të vdekur në gjumë

Të paktën shtatëmbëdhjetë vetë vdiqën në një zjarr që shpërtheu të martën në qendër të kryeqytetit indian Nju Delhi, thanë zyrtarët.

Zjarri përfshiu një hotel me pesë kate në Karol Bagu, një zonë popullore me turistë, ku ka disa hotele.

Një grua me fëmijën që ishin në mesin e viktimave, u vranë kur u përpoqën për të shpëtuar duke kërcyer nga dritaret.

Sipas njoftimeve të lajmeve, kur shpërtheu zjarri, në hotel flinin afro 150 vetë.

“Zjarri shpërtheu nga katet e sipërme, ndoshta për shkak të një qark të shkurtër. Shumica e viktimave kanë vdekur nga asfiksia duke qenë në gjumë”, tha një zyrtar policor. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts