728 x 90 Leaderboard

Njohje kroate e Kosovës në Presidencën boshnjake, ndizen gjakrat në Beograd

Një tension i ri ka shpërthyer në rajon, pasi një politikan kroat i Bosnjës tha se e njeh Kosovën sit ë pavarur. Dhe kjo ka “ndezur gjakrat” në Beograd.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç kujton se Bosnja nuk e ka njohur Kosovën, dhe paralajmëroi duke thënë se “nëse anëtarët e Presidencës boshnjake nuk e respektojnë integritetin territorial të Serbisë, duhet ta dijnë se do të pengojë marrëdhëniet miqësore dhe do të shkaktojnë reagim reciprok”.

Reagimi i Daçiç erdhi pas deklaratave të anëtarit të sapozgjedhur të kësaj Presidence nga radhët e popullsisë kroate, Zheljko Komsiç, për të cilin Kosova  shtet i pavarur.

“Komsiç nuk ka marrë ende detyrën, dhe ka bërë tashmë një përpjekje për të provokuar Serbinë me deklaratën e tij se ai besonte se Kosova është një shtet i pavarur”, tha Daçiç.

Komsiç i tha Deutsche Ëelle-s, se për të, Kosova është një shtet i pavarur, por meqë është me Milorad Dodik në Presidencën boshnjake, nuk ka gjasa që Bosnja të ndryshojë vendimin për Kosovën.

“Unë nuk kam asnjë dilemë se Kosova është shtet i pavarur. Duhet ta dini se ky është mendimi im. Kam thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe që për Bosnjën do ishte e mençur ta njihte si të tillë, por me Milorad Dodik në Presidencë unë dyshoj se ne do të vijmë deri te ky vendim. Ama unë nuk e fsheh qëndrimin tim”, tha Komsiç. /tesheshi.com/

Related posts