Njihuni me qenin që e ka fytyrën të ngjashme me të një njeriu

Një qenush 1-vjeçar është duke frikësuar shumë njerëz në internet për shkak të fytyrës së tij të çuditshme njerëzore.

Yogi është një Shih-poo, një kryqëzim mes një Shih Tzu dhe një qen qimedredhur, sytë dhe nofullat e të cilit e bëjnë atë të duket shumë i ngjashëm me njeriun, pavarësisht se është qen në çdo mënyrë tjetër.

“Ai është një qenush shumë i gjallë,” tha pronari Chantal Desjardins për Inside Edition. “Ai gjithmonë dëshiron të luajë me top ose të përkëdhelet”.

Yogi është bërë një viral në internet javën e fundit pasi një mik postoi foton e tij në Reddit.

Shumë njerëz kanë sugjeruar se fotografitë e Yogisit janë prodhuar me anë të Photoshopit, por Desjardins betohet se është i vërtetë.

Ajo tha se nuk e kishte parë qenin e saj në atë mënyrë, por kur fotoja e tij u postua filloi ta mendonte më mirë.

“Por e kuptoj ku njerëzit e gjejnë ngjashmërinë e tij me njerëzit në disa foto,” tha ajo për Inside Edition./tesheshi.com/

Related posts