Njihuni me perimen që ju ndihmon të reduktoni rrezikun nga kanceri i lëkurës

Është një prej perimeve më të konsumuara, sidomos gjatë sezonit veror. Por a e dini se domatja ka aftësinë të reduktojë deri në 50% rrezikun e kancerit të lëkurës? Është ky përfundimi i studimit më të fundit të kryer nga Ohio State University.

Ato kanë zbuluar se minjtë meshkuj, të cilët përdorën një dietë me domate për 10 ditë me radhë dhe më pas u ekspozuan ndaj rrezeve ultravjollcë, kishin mesatarisht 50% më pak shanse që të prekeshin nga kanceri i lëkurës, kjo krahasuar me minjtë që nuk konsumuan aspak domate.

Lidhja që ekziston midis kancerit të lëkurës dhe domates shpjegohet në saj të një përbërje që gjendet tek kjo e fundit dhe që i jep pigmentin e kuq, i cili lufton njëkohësisht këtë lloj të kancerit.

Kanceri i lëkurës është një prej llojeve më të përhapura në ditët e sotme dhe nuk kursen as femrat dhe as meshkujt./tesheshi.com/