Njihuni me një prej stadiumeve më të fortë në botë: s’ka gjë që e shemb (video)

Nuk thonë kot që ndërtesat vite më parë bëheshin shumë herë më të forta dhe të sigurta sesa sot. Këtë fakt e tregon qartë shembja e stadiumit “Pontiac Silverdome”.

Ky impiant ndodhet pranë qytetit amerikan të Detroitit dhe duke qenë se kishte dalë jashtë përdorimit, shteti vendosi ta shkatërrojë. Po si duket stadiumi nuk ishte dakord pavarësisht shpërthimit të eksplozivëve në pikat kyçe të saj.

Kjo ndërtesë, dikur shtëpia e ekipit të futbollit amerikan Detroit Lions, nuk përdorej prej një dekade. Shembja e tij me eksplozivë u planifikua siç duhej, por fuqia shpërthyese nuk mundi që të mposhtë ndërtesën kokëfortë.

Spektatorët e shumtë që prisnin të shihnin renë e dendur të pluhurit që shoqëron zakonisht shembjen e ndërtesave, panë vetëm shtëllungat e vogla të shpërthimeve dhe ndërtesën që mbeti në këmbë.

Mediat lokale cituan zyrtarë që thanë se stadiumi ishte ndërtuar paksa më mirë seç duhej dhe tashmë duhet hartuar një plan për ta shembur ndërtesën që pas shpërthimeve paraqet një rrezik serioz për sigurinë./tesheshi.com/