Njihuni me punën e çuditshme në Suedi: 2,000 euro për të bërë idiotin! A do e pranonin shqiptarët?

Ju do të merrni një pagë të mirë dhe të mos bëni asgjë. Madje bëni ç’të doni me pjesën tjetër të jetës tuaj…Kjo ide që ngjan si të jetë sajuar për shqiptarët – të dhënë pas pagës por jo pas punës – ka ngjallur debat të madh në Suedi, aty ku është hedhur.

Është një projekt, i cili rekruton kandidatë të cilët do të kenë vetëm një përgjegjësi: çdo ditë të paraqiten në stacionin hekurudhor të Göteborgut në një kohë të saktë.

Kur të shfaqen aty, ndriçimi në platformë do të ndizet kështu që të gjithë do të dinë se një “punonjës i padobishëm” është shfaqur në vendin e tij të punës.

Pas ndezjes së dritave, ai mund të shkojë aty ku dëshiron dhe të bëjë atë që dëshiron, dhe në fund të duhet të kthehet në stacion për të fikur dritat.

Për ata që marrin përsipër këtë lloj pune,  punësimi është i garantuar me pension, së bashku me një pagë prej 2,000 euro, rritje vjetore dhe po ashtu pushime vjetore.

Kjo mesele e çuditshme në vendin nordik nisi dy vjet më parë krejt rastëësisht. Pasi u njoftua një thirrje për artistët, të cilët me një fond prej 670,000 euro duhet të dizenjonin pamjen e stacionit hekurudhor të Goteborgut – Korsvagen, ata pajtuan një burrë për të bërë pikërisht këtë gjë; pra asgjënë. Artistët Simon Goldin dhe Jakob Sennebi dolën me idenë që fondin ta zhvendosnin pikërisht në sajimin e një vendi pune për një njeri që “nuk bën asgjë”.

Për këtë qëllim ata krijuan një fondacion për të shmangur taksimin e parave nga çmimi dhe më pas investuan në aksione. Ata vlerësuan se punonjësit do të ishin në gjendje të paguhen “përjetësisht”; pra, që për këtë vend pune do të ketë para edhe për 120 vitet e ardhshme, raporton Oddity Central.

Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra në një pjesë të publikut suedez dhe disa politikanë akuzuan artistët për abuzim me paratë e taksapaguesve. Të tjerët i akuzojnë ata se ideja është jokushtetuese.

Por artistët pajtohen me këtë:

“I gjithë koncepti që dikush shfaqet në punë vetëm për t’u kthyer dhe fikur dritat, pra duke ngjarë edhe me një budalla perveçse joproduktiv, në fakt është thelbi i idesë sonë”, thanë ata.

Pikëpyetja e madhe në këtë rast është: a do e pranonin shqiptarët? /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts