728 x 90 Leaderboard

Njihuni me njeriun që shkruan dhe lexon mbrapsht…

Për shumë njerëz, leximi në anën e kundërt mund të jetë shumë e vështirë. Por ky nuk është rasti i Daniel Mirera që shkruan dhe lexon në këtë mënyrë.

Ai zgjedh që librin ta kthejë në anën e kundërt kur shkruan pasi arrin ta lexojë më mirë.

“Pjesa më e madhe e njerëzve që më shohin duke shkruajtur në këtë mënyrë, habiten jashtëzakonisht shumë. Më pas fillojnë me pyetje të tilla si: Si i sheh këmbët e mia? Poshtë apo lart? Thjesht i them jo. Emri im është Daniel Mirera dhe jam një student i drejtësisë. Përveç se shkruaj mbrapsht, unë lexoj mbrapsht. Gjithçka filloi kur isha në shkollën fillore”, tha ai për BBC.

Pavarësisht kësaj, Daniel nuk ka ndërmend të ndryshojë pasi i pëlqen të jetë i veçantë nga të tjerët./tesheshi.com/

Related posts