728 x 90 Leaderboard

Njihuni me libanezin 125-vjeçar: falë llojit të ushqimit, jeton si djalë i ri (video)

Sipas biologëve, jetëgjatësia varet nga ca kushte ideale të të jetuarit. Por “kushtet ideale” mund të jetë ndryshe nga personi në person

Disa mund të thonë se gjenetika është e rëndësishme. Por edhe nëse paraardhësit tuaj nuk kanë jetuar gjatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk do të jetoni po aq gjatë. Gjenetika mund t’ju ofrojë vetëm 30 për qind të jetëgjatësisë. Pjesa tjetër jeni ju dhe çdo gjë që është nën kontrollin tuaj, si sjellja, dieta dhe mënyra e jetesës.

Ndërsa shumë njëqindvjeçarëve thonë se dieta e rregullt, lëvizjet dhe një mënyrë jetese e shëndetshme kanë kontribuar në jetëgjatësinë e tyre, ka dhe fate njerëzore me mesazhe krejt të kundërta.

Një prej tyre është 125-vjeçari nga Libani Suliman Al-Mul. (Disa thonë se është 117, disa 135, por kjo jo nuk është konfirmuar saktësisht, sepse nuk ka asnjë kopje të çertifikatës së lindjes). Ai konsumon duhan prej 80 vjetësh.

Megjithatë ai është njeri energjik; gatuan, shkon në pyll duke prerë dru, si dhe ecën gati rreth tre kilometra në ditë. Ai u martua dy herë, pasi gruaja e tij e parë vdiq pas 70 vite jete me të.

Dhe sido që të jetë, ai e ka një shpjegim për jetëgjatësinë e tij, të cilën e ofron si recetë: është ushqimi, ushqimi i shëndetshëm.

“Sekreti është në llojin dhe cilësinë e të ushqyerit. Unë ha aq sa kam nevojë. Mos iu afrohuni ushqimeve që përmbajnë përbërës të panjohur dhe të hidhni në to vajra të prodhuara në treg. Vaj ulliri i pastër, mjaltë dhe gjalpë i pastruar dhie, është një eliksir për shëndet të mirë dhe jetë të gjatë”, thotë ai. /tesheshi.com/

 

Related posts