Auto Dak
Auto Dak

Njihuni me kryeministrin 94 vjeçar të Malajzisë, politikan me parime dhe… çiklist

Kryeministri më i moshuar në botë, Mahathir Mohamad, i cili drejton Malajzinë, nuk është një 94 vjeçar tipik.

Ai njihet për nga energjia dhe vullneti për të kthyer punët për së mbari, për të zhvilluar ekonominë dhe arsimin si dy prioritetet e tij.

Mohamed madje përdorë bicikletën për të shkuar në zyre dhe falënderon Zotin për freskinë dhe gjallërinë.

Mahathir Mohamad u kthye në pushtet në vitin 2018 dhe po udhëheq me koalicionin qeverisës në Malajzi që synon të rregullojë ekonominë e shtetit. Ai është politikani musliman i zgjedhur i cili pati qeverisjen më të gjatë në botë.

Me rastin e ditëlindjes së tij të 94-të muajin e kaluar, Mahathir tha: “Dëshira për ditëlindjen time është shumë e thjeshtë, që unë të mund të përfundoj punën time për të vendosur Malajzinë në rrugën e rimëkëmbjes. Është një privilegj dhe nder që t’i shërbej këtij vendi”.

Lindur më 20 dhjetor 1925 në Alor Setar në shtetin verior i Malajzisë, Kedah, Mahathir studioi dhe punoi në mjekësi para se të futej në politikë në fund të viteve të 50-ta.

Ai u martua me Siti Hasmah në vitin 1956 dhe të dy kanë shtatë fëmijë – katër biologjikë dhe tre të birësuar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts