728 x 90 Leaderboard

Njihuni me gjeniun që është 17-vjeç, ka dy diploma dhe punon për NASA-n

Kur jemi në moshën 17-vjeçare e kemi disi të vështirë të mendojmë se si do të jemi në të ardhmen tonë. Mes ëndrrave dhe aspirimeve, ende na duhet edhe shumë të presim për të bërë realitet planet tona.

Historia e Moshe Kai Cavalin, është tërësisht e ndryshme nga ato të personave të tjerë. Ky djalosh është vetëm 17-vjeç por ka arritur në maja që njerëz të ndryshëm nuk i arrijnë dot gjatë gjithë jetës së tyre.

Moshe ka deri më tani dy diploma, është autor i një libri. Ai është punësuar nga NASA, çka ka ngadalësuar pak projektin e tij për të marrë një diplomë të tretë. Djaloshi ka qenë gjithmonë një gjeni dhe më  moshën 8 vjeçare ishte studenti më i ri universitar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht sukseseve të shumta, ai ndihet si një djalosh normal. E ka bezdi kur të tjerët i thonë se është një gjeni. Sekreti i tij? Ai thotë se suksesi qëndron pas kombinimit të edukimit, motivimit dhe frymëzimit. /tesheshi.com/

Related posts