Njihuni me fshatin e braktisur nga njeriu, por që e ka ripërtërirë natyra

Houtouwan dikur ka qenë një bashkësi e lulëzuar, e peshkatarëve,  e shtëpive me tulla në kodrat e pjerrëta në ishullin Shengshan.

Por tani fshati është braktisur. Shtëpitë dikur të mbipopulluara tashmë janë mbuluar nga bimësia.

“Fshati fantazmë’ është një nga shembujt e fshatrave të vogla në Kinë që janë braktisur nga banorët që janë larguar për të gjetur perspektiva më të mira në qytete.

Fshati i largët ka tërhequr kohët e fundit shumë turistët të cilët duan të shëtisin në fshatin e gjelbëruar.

Houtouwan është një nga 400 fshatrat që përbëjnë Ishujt Shengsi në lindje të provincës Zhejiang të Kinës.

Fshati i largët u braktis në fillim të viteve 1990, ndërsa peshkatarët dhe familjet e tyre u shpërngulën për perspektiva më të mira. Vite më vonë në 2015 fshati u  u ri-zbulua duke u bërë një atraksion turistik./tesheshi.com/

Related posts