728 x 90 Leaderboard

Njihuni me “Edi Ramën” turk: ja ç’ka bërë peneli i tij (foto)

Ai mund të konsiderohet dhe si një “Edi Rama” në Turqi, pasi e ka pikturuar shtëpinë e tij me motive të ndryshme dhe me një lloj koloriti si shijet e kryeministrit shqiptar.

Ai është 30-vjeçari Muhamet Yalcin me aftësi të kufizuara, përveçse në pikturë.

Në mungesë të letrës për pikturë që nuk ka mundur t’ja blejë i ati Hasan, ai filloi të pikturojë muret e shtëpisë në kryeqytetin Ankara.

Në vitin 2009 ai ndoqi një shkollë pikture. Dhe çdo gjë që mësoiu në shkollë, plus imagjinatës e telentit të lindur, është transferuar në muret e shtëpisë së tij.

Puna e tij mbështetet nga prindërit e tij Aysel dhe Hasan. Shumë turistë të huaj vijnë në shtëpinë e tyre në Ankara për të shijuar artin e këtij 30-vjeçari. /tesheshi.com/

 

 

Related posts