728 x 90 Leaderboard

Njihuni me gjysmë hebreun e Obamas që futi në krizë Uashingtonin me Ankaranë

Pas përfundimit në fundjavën e shkuar të takimeve mes zyrtarëve të Uashingtonit dhe Ankarasë për të kapërcyer fazën e krizës mes dy vendeve, gjërat duket se kanë lëvizur.

Gazeta më pretigjoze amerikane New York Times ka publikuar një reportazh të gjatë mbi rolin e organizatës kurde YPG në territor.

NYT e titullon shkrimin: Kurdët sirianë janë aleatë të SHBA por ndjekin liderin e tyre, një terrorist”.

Gazeta thekson se “është dokumentuar që organizata ka bërë në rajon shumë krime dhe Menbixhi renditet në krye të zonave që janë prekur më shumë nga represioni i organizatës. Javën e kaluar, banorët e Menbixhit ishin ngritur kundër PKK/PYD-YPG-së dhe kishin organizuar demonstrata.

Në shkrimin e saj gazeta amerikane i referohet edhe opinionit të një mësuesi arab. Mësuesi shpjegon se shumica e arabëve në qytet janë të pakënaqur, por hezitojnë të flasin për këtë.

Shkrimi i New York Times doli ndërkohë që në Uashington, një delegacion i Ankarasë që ishin vetëm ushtarakë dhe një delegacion i SHBA-së me vetëm diplomatë, u ulën për të diskutuar shkrirjen e akujve mes dy vendeve.

Turqia kërkoi nxjerrjen e organizatës terroriste YPG jashtë Menbixhit dhe mbajtjen e premtimit të SHBA-së në lidhje me këtë çështje.

Pika tjetër e axhendës së takimit të parë mes komiteteve teknike Turqi-SHBA ishte sistemi raketor S-400.

Pala turke theksoi se blerja e këtyre raketave nga Rusia nuk ishte zgjedhja primare, por i është drejtuar opsionit në fjalë pasi SHBA-ja nisi të krijojë probleme në lidhje me shitjen e armëve për Turqinë.

Meqenëse SHBA-ja nuk do që Turqia të blejë raketat S-400 nga Rusia, atëherë Ankaraja i kërkoi Uashingtonit raketa të ngjashme.

Më 19 mars, pas arritjes së një drafti të koordinuar, dy ministrat e Jashtëm, Çavushoglu dhe Tillerson do të firmosin paktin e përmirësimit të marrëdhënieve në Uashington.

Historiani Adam McConnel, autori i librit të suksesshëm “Turqia e Re”, ka shkruar një koment për marrëdhëniet amerikano-turke ku thekson se njeriu që shkaktoi të gjithë tronditjen e madhe në këto relacione quhet Ben Rhodes, këshilltari kryesor i Barack Obama-s, i cili në kohën kur ka nisur fërkimi mes dy vendeve ka qenë pak më shumë se 35 vjeç.

McConnel shkruan se Rhodes, i lindur në Nju Jork, por me baba nga Teksasi dhe nënë hebreje, e kishte mendjen më shumë te romanca sesa tek rëndësia e asaj që shkaktoi.

Rhodes është njeriu që drejtoi negociatat me Iranin për marrëveshjen e famshme për zhvillimin e armëve bërthamore.

Fred M. Kaplan, kolumnisti i njohur amerikan e cilësoi këshilltarin e Obama-s, si një “grindavec që ka shkaktuar shumë telashe në Lindjen e Mesme”.

“Nuk ka dyshim se vazhdon kërcënimi rus, sidomos me prezencën që Moska tashmë ka vendosur në Sirinë e shkatërruar nga lufta (e mundësuar kjo nga pasiviteti i administratës Obama). Por zgjedhja e administratës Obama për t’u bërë aleate me PYD/PKK nënkuptonte aleancën me një forcë që ka si bazë kërcënimin e integritetit territorial turk. E thënë ndryshe, Administrata e Obamës zgjodhi të mbështeste një kërcënim ndaj sovranitetit turk.

Nëse do ta shohim çështje nga pika ku qëndron Turqia, partneriteti amerikan me PYD/PKK dështon arsyetimin për ruajtjen e një marrëdhënieje strategjike me Uashingtonin, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur në fakt që të kthehen në një kërcënim strategjik. Parashikimet se si e bëri Amerika një gabim të tillë do të t’ua lëmë historianëve, por tani për tani mund të bëjmë një supozim të tillë:

Elementët themelorë të devijimit nga rruga e Amerikës janë mungesa e njohurisë së politikave, krijimi i informacioneve të gabuara dhe dritëshkurtra (madje miope) plus edhe mosdëshira e shfaqur me këmbëngulje për të mos besuar aleaten e tyre në rajon, pra Turqinë”.

Kështu shkruan historiani amerikan Adam McConnel në komentin e tij, i cili shton se SHBA e ka të domosdoshme aleancën me Turqinë dhe kjo e fundit e ndjen nevojën e mbështetjes së një aleati të madh që historikisht nuk e ka sulmuar por përkundrazi, përkrahur.

Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/

 

Related posts