728 x 90 Leaderboard

Njësiti Gueril luhet në realitet: ja ç’u gjet në qelitë e burgjeve kryesore në vend

Një kontroll blic në burgjet kryesore të vendit, ka bërë që Shërbimi i Brendshëm, në bashkëpunim me Drejtorinë e tyre, të kapë nja arsenal të vërtetë mjetesh, përfshirë dhe celularë e thika.

Fabula e filmit Njësiti Gueril, ku komunistët arrijnë të fusin në qeli për shokët e burgosur deri dhe çekanë, pyka hekuri e leva, të gjithënë funksion të arratisjes, ka ndodhur dhe së fundi në qelitë e të burgosurve ordinerë shqiptarë.

Sipas njoftimit zyrtar, në tre javë kontroll janë kapur: 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;

135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;

27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë

Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentesh.

Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:

1 punonjës policie për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t’i ruajë ato”.

1 punonjës policie për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

11 të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

1 familjar i të dënuarit për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë referuar në organin e Prokurorisë 3 raste për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

“Forcimi i sigurisë në burgje është një nga shtyllat e reformës së thellë që është ndërmarrë në sistemin penitenciar në vend dhe që po jep rezultate të mira në funksion të rritjes së standardeve të këtij sistemi. Inspektimet dhe kontrollet nga të dyja strukturat në bashkëpunim do të vijojnë në mënyrë intensive”, thuhet në njoftim.

Siç është njoftuar, në krye të Burgjeve shqiptare tashmë është vënë Stefan Çipa, ish-zv.ministër i Brendshëm. /tesheshi.com/

Related posts