728 x 90 Leaderboard

Njeriu merr mendtë kangurit, parashikimi animal i finales së Champions: do të jetë PSG-Bayern, fitojnë parizienët

“Sporti” i parashikimit të ndeshjeve të futbollit me anë të kafshëve, sa vjen e bëhet më i pranishëm mes atyre që duan të luajnë me nervat e tifozëve. Pasi kemi parë oktapod, papagall, fokë e deve, tashmë rradha i takon një kanguri të parashikojë se cilat skuadra do të jenë finaliste të Champions League dhe cila do të jetë fituesja.

Kështu ka ndodhur me një Green Kangoroo (kanguri i gjelbër), para të cilit janë vendosur logot e skuadrave të kampionatit kryesor europian të futbollit, ndarë sipas përballjeve të përcaktuar nga shorti e më pas, nëpër fazat e tjera, me përballje të mundshme. Më pas kanguri është shtyrë të kalojë tek secila logo, e të ndalojë tek njëra.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe për skuadrat kundërshtare të të parave, duke përcaktuar edhe një skuadër “nga krahu tjetër”. Në përfundim të kësaj parade “ankthore” parashikuese, kanguri ka ndaluar tek Paris Sen Zhermain nga njëra anë dhe tek Bajern Munich, nga ana tjetër. E më pas, kur kuriozët kanë dashur që kanguri të japë edhe skuadrën fituese, kafsha ka kërcyer nga Bayern, për të qëndruar tek PSG.

E pasi kanë marrë “garancinë” e kangurit, ekspertët kanë filluar të bëjnë llogaritë, sipas të cilave, është shumë e mundshme që të dyja skuadrat të takohen në finale, pasi janë ndeshur 2 herë në grup, me nga një fitore për secilën skuadër. Si zakonisht, ka mjaft bastaxhinj që marrin mendtë e një kanguri, ashtu siç kanë marrë mend edhe nga një oktapod, ari apo breshkë. /tesheshi.com/

Related posts