Njeriu mbi gjithçka: Volvo kufizon shpejtësinë në 180 kilometra në orë

Kompania suedeze e prodhimit të makinave Volvo tha se do të kufizojë shpejtësinë maksimale të makinave të saj të reja në 180 kilometra në orë për të zvogëluar numrin e viktimave dhe lëndimeve në rrugë.

Rregulli i ri zbatohet për makinat për të gjitha tregjet botërore dhe do të zbatohet nga viti i ardhshëm.

Volvo tha se ata vendosën të ndërmarrin këtë hap sepse, siç thane, “shumë njerëz janë dëmtuar rëndë ose e kanë pësuar nga shpejtësia e tepërt”.

Ata shtuan se një masë e tillë është e dobishme edhe nëse dhe vetëm një jetë njerëzore arrin të shpëtohet.

“Megjithëse kufiri i shpejtësisë nuk është një zgjidhje për gjithçka, është e dobishme nëse mund të shpëtojmë edhe një jetë”, tha Hakan Samuelsson, drejtor ekzekutiv i kompanisë.

Kompania përmendi statistikat e Agjencisë së Sigurisë Rrugore të SHBA që tregojnë se 25 për qind e të gjitha aksidenteve të trafikut në 2017 u shkaktuan nga shpejtësia.

Ndryshe Volvo konsiderohet dhe si makina më e sigurt në botë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts