728 x 90 Leaderboard

Njeriu i Merkelit: pse i druhemi korrigjimit të kufijve në Ballkan

Gjermania është e përmbajtur në aspektin e iniciativave për shkëmbimin e territorit, si një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës; por nëqoftë se ajo do ishte pjesë e zgjidhjes, kjo duhet të diskutohet – tha kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit gjerman, Gunther Krichbaum, i njohur dhe si miku i Bashës.

Zyrtari gjerman, një aleat i ngushtë i kancelares Angela Merkel, u tha gazetarëve pas një takimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd se kishte dëgjuar lidhur me propozimin e ndryshimit të kufijve, porse Gjermania, siç ka theksuar =ai, ndryshe nga Franca, SHBA-të, por edhe Komisioni Evropian, hezitonin për këtë çështje.

“Unë nuk mund të flas në emër të qeverisë gjermane, por personalisht mund të them se ekziston frika se një zgjidhje e tillë mund të ndikojë negativisht në rajone të tjera”, ka thënë Krichbaum.

Sipas tij, “një masë e tillë nuk është diçka që mund të zgjidhë tërë problemin”.

Krichbaum theksoi se nëse kjo masë mund të jetë një zgjidhje, atëherë duhet të diskutohet, por kjo konsiderohet të jetë më shumë brenda kompetencave të KE.

Ai shpjegoi se droja e Gjermanisë vjen nga fakti se në qoftë këmbehen disa fshatra, banorët e tjerë, për shembull, mund të kishin përshtypjen se po jetojnë në vendin e gabuar.

Ai vuri në dukje pasojat e mundshme për vendet e tjera në rajon, duke përmendur shembullin e Maqedonisë, në të cilin, ai kujtoi, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë janë shqiptarë.

Ndër të tjera, njeriu i Merkelit shfaqi dhe padakortësinë e tij lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për tarifimin me 10 përqind të produkteve serbe. Sipas Krichbaum, se masa të tilla nuk ishin kurrë të mira.

“Nuk mund të besoj se tarifat janë histori suksesi. Baza e lirisë në BE janë lëvizja e mallrave, njerëzve dhe shërbimeve. Vetëm në këtë mënyrë është e mundur zhvillimi i ekonomisë. Tarifimi bën që mallrat të jenë më të shtrenjta, gjë që ul kërkesën”, tha Krichbaum. /tesheshi.com/

 

 

Related posts