reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Njeri prej bore dalë nga duar shqiptarësh këto ditë

Dëbora e rënë këto ditë, sidomos në jug të Shqipërisë, në të tilla vende ku pothuajse nuk njihet fare si fenomen, të tilla si Saranda, ka bërë që të shfaqen në vende publike dhe krijesat prej dëbore, krijuar nga dora dhe fantazia njerëzore.

Ne po veçojmë njërën syresh, që gjykuar nga fshesa që i kanë vënë në njërën dorë ngjan si pastrues, por që nga uniforma, me llojin e shallit dhe kapuçit të jep përshtypjen e një individi me statusi intelektual. Dhe ndoshta kjo ndërthurje e bën atë njeriun më të veçantë prej borë të këtyre ditëve. /tesheshi.com/