728 x 90 Leaderboard

Njerëzit me gjatësinë më të madhe në botë (lista)

Bazuar në rezultatet e hulumtimeve të kryera nga World Atlas, del se gjenetika, ushqimi, mënyra e jetës, si dhe kushtet klimatike luajnë rolin kryesor në përcaktimin e gjatësisë së njerëzve në botë.

Është interesant fakti se 10 vendet me gjatësinë më të lartë në botë ndodhen mu në Evropë, kurse edhe më interesant është fakti se, tri prej këtyre vendeve janë fqinjë tanë, me Serbinë në pozitën e tetë, Malin e Zi në të tretën, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina në pozitën e parë.

Sipas World Atlas, kjo është lista e popullatës më të gjatë në botë:

  1. Bosnja dhe Hercegovina (177.8 cm)
  2. Holanda (177.2 cm)
  3. Mali i Zi (177 cm)
  4. Danimarka (177 cm)
  5. Norvegjia (175.3 cm)
  6. Gjermania (174.5 cm)
  7. Lituania (174.5 cm)
  8. Serbia (174 cm)
  9. Suedia (174 cm)
  10. Finlanda (174 cm)

Por, çfarë bën që dy fqinjët tanë të jenë të pozicionuara në tri vendet e para të listës?

Mali i Zi ndodhet në Alpet Dinarike, e cila karakterizohet me mot të shkëlqyeshëm dhe ajër të pastër malor. Fëmijët në Mal të Zi hanë ushqim të mirë dhe kjo pjesërisht e shpjegon avantazhin e tyre të gjatësisë. Kuzhina malaziase është kuzhinë italiane, turke dhe hungareze, që përmban vlera të pasura ushqyese. Por mbi se gjithash, gjenet janë ato që përcaktojnë malaziasit si një prej popujve më të gjatë në botë.

Ndërkaq, sa i përket popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës, është përzierja e klimës mediterane dhe asaj veriore, të ftohtë, pastaj ushqimi i lehtë me erëza, mishi i viçit dhe ai i qengjit, djathi dhe perimet, ato që bëjnë boshnjakët të kryesojnë listën. /tesheshi.com/

Related posts