Një zë nga Prishtina: jo vetëm vizat, shqetësim dhe negociatat me Shqipërinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në samitin e pritshëm më 29 prill në Berlin nuk do të ketë marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, por se ky format mund të përcaktojë limitet e mundshme kohore dhe propozime për rifillimin e dialogut.

Sipas Hoxhajt, ai do të jetë një takim multilateral, ku tema kryesore do të jetë vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo është një mundësi shumë e mirë për raportet bashkëpunuese mes Ballkanit Perëndimor dhe Evropës për të krijuar një besim të ri, duke pasur parasysh faktin se ka një zbehje për shkak të vonesave në hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe mosmiratimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

 “Nëse negociatat me Shqipërinë happen këtë verë dhe nëse liberalizimi i vizave për Kosovën miratohet, besimi në BE do të rritet”, tha nr.2 i qeverisë së Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts