Një vend tmerrësisht i ftohtë, aty ku temperaturat shënojnë -62 gradë

Një zonë e Siberisë e quajtur Oymyakon është zyrtarisht vendi më i ftohtë i banuar përgjithmonë në Tokë. Megjithatë, banorët e kalojnë të ftohtin ekstrem si diçka rutinore të përditshme, pavarësisht se temperatura e ngrirjes së eshtrave është -62 gradë.

Në këtë zonë është mjaft e mundur që temperatura të jetë edhe më e ulët, duke pasur parasysh që ” Siberian Times”, raportoi se termometri dixhital i qytetit pushoi së punuari kur arriti atë gradë për shkak të të ftohtit edhe më ekstrem.

Ndërsa kjo mund të duket shumë interesante për turistët, banorët vendas të Republikës Yakutia të Rusisë, e marrin këtë situatë si diçka të zakonshme.

Temperatura e ashpër nuk është një justifikim për të qëndruar brenda, edhe për banorët më të rinj të vendit më të ftohtë në Tokë.

“Festat e vendit tonë”, shkruante një grua, e cila shtoi një foto të djalit të saj në fshatin e mbuluar me dëborë.

Nxënësit mund të ndërpresin mësimin vetëm kur temperatura i kalon -53 gradë. Megjithatë, kur temperatura ra në -50 ° C në nëntor, fëmijët ndiqnin klasat normalisht./tesheshi.com/

Related posts