728 x 90 Leaderboard

Një tjetër anije me refugjatë përmbyset në Sicili

Edhe një tjetër anije e mbushur me refugjatë është përmbytur në kanalin e Sicilisë, ku shumë anije janë fundosur në fund të detit gjatë këtyre kohëve të fundit. Kjo është tragjedia e tretë brenda tre ditëve.

Ndërkaq, është rënduar bilanci i mbytjes së fundit në kanalin e Sicilisë, ku 135 migrantë kanë arritur të shpëtohen nga ana e marinës ushtarake. Ndërkohë nga uji janë nxjerrë 45 trupa, ndërkohë që kërkimet vijojnë ende.

Kur në shpëtim të anijes ka mbërritur Marina ushtarake, varka me migrantët në bord ishte gjysmë e fundosur. Gjatë operacionit të shpëtimit, varka përfundoi në fund të detit. Vetëm dje janë shpëtuar 4 mijë persona ndërsa sot do të shkojnë në Katania të Italisë nëpërmjet një rimorkiatori, 890 refugjatë, mes së cilëve gra e fëmijë të vegjël. /tesheshi.com/

Related posts