Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një tigër rezulton me koronavirus: e morri nga njeriu

Nadia, një tigër në kopshtin zoologjik amerikan në Bronx, është bërë tigri i parë në botë që pas testit të koronavirusit ka dalë pozitiv.

Ky është një tigër malajzian 4-vjeçar, i cili është testuar pasi ka patur një kollë të thatë. Sidoqoftë, kafsha pritet të shërohet, tha kopshti zoologjik.

Mostrat u morën pasi Nadia dhe pesë tigra dhe luanë të tjerë treguan simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes. Kafshët e tjera nuk kanë simptoma, raporton CNN.

“Edhe pse ata kanë një oreks të ulur pak, tigrat në kopshtin zoologjik të Bronx-it janë mirë dhe nën mbikëqyrjen veterinare”, thotë kopshti zoologjik.

Thuhet se virusi u është transmetuar kafshëve nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili nuk kishte simptoma, por, siç rezulton, ishte i infektuar. Ai person u kujdes për tigrat e mëdhenj. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com