728 x 90 Leaderboard

Një thirrje nga Katovica: bota duhet shpëtuar nga ngrohja globale

Gazetar televiziv britanik, njëherësh dhe aktivist i njohur mjedisor, David Attenborough, një sivëlla i Xhemal Matos këtu tek ne në Shqipëri, u ka kërkuar udhëheqësve botërorë në një samit mbi Klimën në Poloni, që të bien dakord mbi mënyrat e kufizimit të ngrohjes globale, siç tha “për t’u përballur me kërcënimin më të madh për njerëzimin, në mijëra vjet.”

I njohur për filmat e panumërt në lidhje me natyrën, Attenborough ka tërhequr kohët e fundit vëmendjen e opinionit botëror me serinë “Blue Planet II”, i cili flet për efektet shkatërruese të ndotjes në oqeane.

Attenborough paralajmëroi udhëheqësit botërorë se vazhdimi i ekzistencës së qytetërimit tonë dhe botës natyrore prej të cilit ne varemi, tani është në duart e tyre.

“Udhëheqës të botës, ju duhet të udhëhiqni”, tha aktivisti në samitin dy-ditor në qytetin polak minierave, Katovice.

Bota aktualisht është në rrugën e duhur për të mos kaluar kufijtë e ngrohjes globale, pas nënshkrimit të marrëveshjen historike të Parisit në vitin 2015, e cila ka për qëllim që të parandalojë ngjarje edhe më ekstreme të motit, nivelet e detit në rritje dhe humbjen e specieve bimore dhe shtazore.

Udhëheqësit politikë dhe OKB-ja, megjithatë, janë duke luftuar për të krijuar një ndjenjë të urgjencës së veprimit kundër ndryshimit të klimës dhe kufizimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, të cilat do t’i japin një aspekt më praktik Marrëveshjes së Parisit.

Mungesa e disa prej forcave më të fuqishme dhe ndotësve më të mëdhenj në botë është e dukshme, dhe Shtetet e Bashkuara, nën frymën Trump, e kanë braktisur luftën e Kombeve të Bashkuara kundër ndryshimeve klimatike.

Takimi i Katovices me rreth 200 delegatë nga vende të ndryshme të botës, ka për qëllim zbatimin e aspekteve teknike për të përmbushur shifrën synuar të Marrëveshjes Parisit, në kufizimin ngrohjen globale në mes të 1,5 dhe  2 gradë Celsius, sipas Reuters. /tesheshi.com/

Related posts