728 x 90 Leaderboard

Një super makinë, ky është çmimi i Mercedes CLS 2018

Gjenerata e tretë e limuzinës kupe Mercedes kishte premierën botërore kah fundi i nëntorit në Los Anxhelos dhe tash janë bërë të ditur edhe çmimet e këtij modeli në tregun gjerman.

Mercedes CLS për 2018 do të fillojë shitjen në mars në Gjermani dhe do të kushtojë 68.127 euro, njoftoi prodhuesi nga Shtutgarti.

Çmimi ka të bëjë me modelin bazik CLS 350d 4Matic, me gjashtë cilindra 3.0 litra dizel, me 286 kuaj fuqi.

Dizeli tjetër, CLS 400d 4Matic ofron 340 kuaj fuqi dhe ka çmim 72.507 euro.

Blerësit që preferojnë motorin benzinë mund të llogaritin në vetëm një version – Mercedes CLS 450 4Matic, për të cilin duhet të ndajnë 70.906 euro.

Automobili ka motor 3.0 benzinë me 6 cilindra, të cilët ofrojnë 367 kuaj fuqi./tesheshi.com/

Related posts