Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E PAQARTA/ Një sqarim joserb për varrin masiv afër Rashkës: kufomat, janë apo jo shqiptarë?

Kreu i Programit për Ballkanin Perëndimor të Programit Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur të Ballkanit (ICMP), Matthew Holliday, tha se ishte vlerësuar se midis shtatë dhe 20 vetë ishin gjetur në minierën e Kizhevakut afër Rashkës në Serbi, por që varri nuk ishte gërmuar ende.

Qeveria e Serbisë njoftoi më 30 nëntor se zhvarrosja e këtyre trupave, të cilët dyshohet se janë viktima shqiptare nga Kosova, ka filluar, njoftoi agjencia FoNet.

Ekspertët e ICMP janë duke ofruar ndihmë mjeko-ligjore mbi zhvarrosjen trupave, rreth 250 kilometra në jug të Beogradit dhe sipas Holliday, ekipi u vendos në fillim të kësaj jave dhe ky është fillimi i zhvarrosjes që filloi në 30 nëntor.

“Ishte një proces i gjatë. Komisioni për Personat e Zhdukur të Serbisë filloi hulumtimin e vendndodhjes së Kizhevakut në nëntor 2015. Ata e kryen hulumtim nga atëherë deri në fillim të këtij muaji kur u gjetën gjurmë konkrete. Ishte një proces i gjatë”, tha Holliday.

Viktimat ndoshta u vranë në 1999.

Ai theksoi se nuk dëshironte të paragjykonte se çfarë do të zbulohej në varr, por ky është varri i dytë që ka të ngjarë të lidhet me një zhvarrosje në Rudnicë afër Rashkës disa vjet më parë. Viktimat e gjetura në zonën e Kizhevaku tgjithashtu besohet të jenë të lidhura me të njëjtën ngjarje në Kosovë në 1999.

Holliday tha se është e vështirë të thuash se sa kohë mund të zgjasë zhvarrosja, dhe vlerësimet janë midis dhjetë dhe 15 ditë për vendin, por gjithçka varet nga numri i rasteve të gjetura dhe të hetuara në vend.

I pyetur se kur familjet do të zbulojnë se kush është varrosur në vend, Holliday tha se kjo varet shumë nga Dhoma e Krimeve të Luftës brenda Gjykatës së Lartë të Beogradit, e cila ka juridiksion mbi vendin.

Holliday vuri në dukje se është formuar një ekip për hetimin kriminalistik dhe antropologjik të rasteve dhe se janë marrë mostra të cilat më pas përcillen në ICMP për analiza të ADN-së dhe se është e komplikuar dhe e vështirë të thuhet se sa duhet për të analizuar ato mostra.

“Ka shumë variante, por mendoj se mund të presim që rezultatet të arrijnë tek autoritetet, nëse kemi një përputhje të ADN-së me bazën e të dhënave, deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm,” tha Holliday. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts