Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një sekret dhe shumë të mira që nuk dini për ujin me limonë

Keni dashur përherë të dini se cili është sekreti i modeleve që kanë një shëndet të mirë dhe një trup të përsosur? Bëhet fjalë për një gjë shumë të vogël, të cilën çdokush mund ta bëjë në shtëpi dhe pa pasur shumë harxhime.

Mjafton të merrni një gotë me ujë të vakët dhe të shtrydhni gjysmë limoni. Siç konfirmojnë edhe shumë nutricionistë, (mes së cilëve Gillian McKeith, regjimi ushqimor i së cilit është ndjekur edhe nga persona të famshëm si Jennifer Aniston e Demi Moore) përfitimet e kësaj recete të thjeshtë janë të shumta. Uji i ngrohtë hidraton dhe vë në lëvizje funksionet vitale të trupit, ndërsa limoni eliminon toksina, favorizon tretjen, forcon sistemin imunitar dhe ju ndihmon të humbni peshë.

Pirja e ujit të ngrohtë (veçanërisht në mëngjes, pasi jeni zgjuar), ndihmon organizmin të hidratohet dje rrjedhimisht përmirëson funksionimin e sistemit imunitar, të metabolizmit dhe bën lëkurën të ndritshme.

Lëngu i limonit bën që në trupin tonë, acidi citrik dhe acidi askobrik metabolizohen lehtësisht ndërsa mineralet ndihmojnë në alkalinizimin e gjakut, duke reduktuar të djegurat në stomak.

Limoni stimulon mëlçinë të prodhojë lëndë të nevojshme për të realizuar tretjen si dhe balancon aciditetin e ushqimeve të marra, duke eliminuar toksina e duke kontribuuar në këtë mënyrë, në pastrimin e organizmit.

Vitamina C (me të cilën është i pasur limoni), ndihmon në luftimin e veprimit të radikaleve të lira dhe është një toksinë shumë e mirë kundër alergjive të stinës.

Limoni është i pasur me pectinë, një fibër që zvogëlon ndjesinë e urisë, e cila gjatë procesit të tretjet ndihmon në reduktimin e përqendrimit të kolesterolit në gjak. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts