Një recetë e thjeshtë për të gatuar kek me mollë

Recetë për kek me mollë

Përbërësit:

2 mollë

gjysmë filxhan çaji gjalpë

2 vezë

1 gotë sheqer

2 gota miell

1 lugë çaji sodë buke

gjysmë luge çaji kripë

1 lugë çaji kanellë

1 lugë çaji karafil

sheqer pluhur

Përgatitja:

Qëroni mollët, pastrojini dhe prejini në copa të vogla. Shtoni gjalpin, vezët dhe sheqerin në një tas mesatar. Përziejini mirë me një pirun.

Hidhni miellin, sodën e bukës dhe kripën në një tas tjetër. Shtoni kanellën, karafilin dhe përzierjen me vezë. Shtoni mollët dhe përziejini mirë.

Hidheni përzierjen në një tavë. Piqeni për 1 orë në temperaturën 175 gradë Celcius.

Vendosni një racion në një pjatë për servirje. Servireni me pak sheqer pluhur./tesheshi.com/