728 x 90 Leaderboard

Edhe për iftar: një recetë e thjeshtë për të bërë rizoto me domate

Ndryshe nga rizotoja me perime, kjo recetë kërkon më pak përbërës dhe mund të përgatitet edhe më thjeshtë.

Koha e përgatitjes – 30 minuta:

Përbërësit për 4 persona:

400 g oriz Carnaroli

300 g salcë domatesh, së cilës i kemi shtuar 1 lugë sheqer për t’i hequr aciditetin

200 g domate qershiza

1 litër lëng perimesh i valuar

3 lugë vaj ulliri

1 qepë

50 g djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër kaçkavall me cilësi

50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi i prerë në kubikë

borzilok i freskët

Përgatitja:

1.Në një tenxhere, skuqim qepën me vajin e ullirit dhe kur kjo të jetë bërë transparente, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 2 minuta duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. Shtojmë një garuzhdë me lëng të valuar dhe kur ky të shterojë, shtojmë salcën e domates dhe një garuzhdë tjetër lëng. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë duke shtuar lëng të valuar sipas nevojës.

2.Kur të duhen edhe 2 minuta nga zierja e orizit, hedhim domatet e prera në mes, borzilokun e copëtuar me dorë, dhe e rregullojmë për kripë.

3.Pasi orizi të ketë zier, e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi të prerë në kubikë të vegjël, djathin dhe i përziejmë me lugë druri.

E shërbejmë me gjethe borziloku./tesheshi.com/

Related posts