Një qytet brenda qytetit: njihuni me ndërtesën e rrallë ku jetojnë 5.000 njerëz (video)

Në qytete të mëdha, ndërtesa të mëdha banimi janë të zakonshme, por ndërtesat ku jetojnë 5.000 njerëz nuk janë. Një ndërtim i tillë filloi në vitin 1957 dhe u përfundua në vitin 1966.

Ndërtesa e Copan-it ose Edificio Copan në Sao Paulo, është një nga ndërtesat më të mëdha të banimit në botë dhe është plot interes.

Ndërtesa e Copan-it në Sao Paulo është rreth 140 metra e lartë, ka 1.600 apartamente të shpërndara në 38 kate dhe mund të strehojë ndërmjet 4.000 dhe 5.000 vetë. Është një ndërtesë aq e populluar sa ka marrë kodin e vet postar. Pra, të gjithë banorët e këtij ndërtimi kanë një adresë unike postare me një kod unik postar që askush tjetër nuk e ka në qytet.

Qytet brenda qytetit

Përveç faktit se kjo ndërtesë ka kodin postar dhe postën e vet, në vitet e fundit ajo ka dhe shërbimin e saj dentar, kinemanë dhe kishën. Aty është dhe një galerie e famshme arti, e cila mbledh disa nga artistët më të mëdhenj brazilianë të sotëm. Ka gjithashtu 70 zyra, restorante dhe dyqane të ndryshme.

Oscar Niemeyer, arkitekt i kësaj mrekullie banimi, e imagjinonte këtë ndërtesë si një vend ku klasa e pasur dhe ajo e mesme jetojnë krah për krah.

Nga errësira në dritë

Në pesëdhjetë vitet e tij të ekzistencës, Copan jetoi kohë të errëta, ashtu si banorët e saj. Këta të fundit e pranojnë se nuk guxonin të bisedonin me njerëzit që takonin në korridore apo ashensorë, sepse nuk mund ta dinin se me kë kishin të bënin.

Gjegjësisht, në vitet 1980, ndërtesa e Copan-it ishte një magnet për tregtarë mashtrues, drogaxhinj dhe prostituta, e kjo bënte që çmimi i apartamenteve ishte më i ulët. Më pas ata u zëvendësuan me artistë, studentë dhe sipërmarrës të suksesshëm, të cilët janë të kënaqur me idenë e jetesës në këtë ndërtesë të veçantë. Affonso Celso Prazeres de Oliveira, menaxheri i saj që futi rregulla të rrepta, kamera survejimi dhe dënime për mosrespektimin e rregullave të jetesës së përbashkët, ishte njeriu përgjegjës për këtë kthesë.

Shumë turistë që vizitojnë Sao Paulo-n, e kërkojnë Copan-in vetëm për t’u ngjitur në krye të saj në shijimin vizual të një perspektive në këtë metropol gjigand të Amerikën e Jugut.

Në periudhën nga e hëna deri të premten mund të shkoni falas në tarracë, ndërsa në fundjavë hyrja është e ndaluar. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts