Auto Dak
Auto Dak

Një perspektivë nga jashtë: ja pse Suedia është vendi më i mirë për të rritur fëmijë

Shumica e kulturave përcillen me mënyra të ndryshme të prindërimit. Meqenëse ekzistojnë kaq shumë prej tyre, pikëpamjet për rritjen e fëmijëve gjithashtu të ndryshojnë jashtëzakonisht shumë. Kjo është më shqetësuese nëse vini nga një prejardhje kulturore e caktuar dhe po rrisni fëmijët në një vend me kulturë tjetër.

Por ata që jetojnë në Suedi, e që vijnë nga vende të ndryshme, kanë vetëm fjalë të mira për sistemin e prindërimit që zbatohet pothuajse njësoj.

Në Suedi, nuk ka koncept “kur të jeni në Romë, bëni siç bëjnë romakët”. Fëmijët janë të lirë të ekspolorojnë mbi jetën dhe natyrën, duke ndërtuar koncepte për ta pasur të ardhmen të bazuar mbi pavarësi.

Por edhe marrëdhënia fëmijë-prindër në Suedi udhëhiqet nga ligje dhe rregullore që shtrihen nëpër institucione të ndryshme. Më poshtë është një listë prej 4 gjërave për të cilat e gjithë bota shkruan.

Ligj kundër ndëshkimit trupor

Jo vetëm që është e gabuar të goditni, kërcënoni, poshtëroni ose përdorni ndonjë lloj dhune ndaj fëmijëve, por është pikë se pari krim, që nga viti 1979. Ndërsa shumica e vendeve janë kundër ndëshkimit trupor, shumë pak vende e kanë bërë atë të paligjshëm.

Ky ligj prek cilindo në Suedi, qoftë shtetas apo të huaj dhe nëse ai ndodh pas dyerve të mbyllura ose në publik.

Shërbimet sociale cdo ditë hapin raste dhe të marrin masa që konsiderohen të përshtatshme për shkelësit e këtij ligji. Në vitin 2017, Suedia bëri një propozim për përfshirjen e konventës së të drejtave të fëmijës në ligjin Suedez.

Ndikimi nga shkolla

Të gjithë fëmijët, nga mosha parashkollore në Suedi, janë të lumtur të kuptojnë se çfarë është demokracia. Ata janë mësuar të shprehin mendimet e tyre dhe të marrin pjesë aktive në marrjen e vendimeve për çdo gjë që i shqetëson.

Nuk shtë qudi që fëmija në Suedi të të thotë “nuk dua të më përqafosh”.

Varësisht se sa orë janë në shkollë, këto vlera bëhen pjesë e personalitetit të fëmijës. Si pasojë, një shtëpi me më pak tolerancë për këto vlera mund të krijojë konfuzion dhe konflikt si brenda fëmijës ashtu edhe ndërmjet familjes.

Prindëri aktive

Suedia konsiderohet një vend i shkëlqyeshëm për të rritur fëmijët. Institucionet speciale e bëjnë të mundur që prindërit të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre. Të dy prindërit pritet të marrin pjesë aktive në rritjen e fëmijëve. Kjo përfshin marrjen e pushimit nga puna për t’u kujdesur për një fëmijë të sëmurë ose për të shkuar në pushim prindëror me pagesë.

Prindërit mund të ndajnë ditët ose t’i transferojnë njëri-tjetrit. Sidoqoftë, ka rregullore të caktuara të bazuara në moshën e fëmijës, të cilat sigurojnë që të dy prindërit të kenë një shans në kujdesin e fëmijëve.

Nëse vini nga një kulturë patriarkale ku kryesisht nënat bëjnë kujdes ditor për të vegjëlit, Suedia do t’ju sfidojë. Edhe tualetet e burrave kanë tavolina për të ndërruar fëmijën.

Feja, Kultura dhe Shkenca

Suedia është në thelb një vend i krishterë dhe pranon festat e kalendarit të krishterë. Nëse vini nga një sfond tjetër fetar, me një kalendar tjetër, mund të kërkoni pushimet që ju takojnë, si në shkollë ashtu edhe në kopësht.

Edhe pse e krishterë, Suedia më tepër “adhuron” shkencën. Prindërit u mësojnë fëmijëve të kundërshtojnë gjithçka që ju duket si “joshkencore”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts