reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Një Partizan e pëson nga UEFA me përjashtim nga aktivitetet europiane, është ai i Beogradit

UEFA është treguar e ashpër me Partizanin e Beogradit, duke e lënë jashtë Champions League-s dhe Europa League-s për tre sezonet e ardhshme.

Një prej ekipeve më të njohura të futbollit serb e të atij të ish-Jugosllavisë, Partizani i Beogradit, është ndaluar që të luajë në veprimtaritë europiane në tre sezonet pasuese për shkak të borxheve të papaguara.

Në pesë vitet e fundit, sipas UEFA-s, ekipi i kryeqytetit serb i ka thyer tre herë rregullat mbi borxhet e papaguara. Shuma e borxheve të papaguara është 2.5 milionë euro; pjesa më e madhe e tyre është ndaj autoriteteve të taksave.

Partizani e ka fituar për herë të fundit kampionatin serb në sezonin 2014-2015, ndërkohë që në sezonin e tanishëm renditet i dyti në klasifikim, me gjashtë pikë më pak se Crvena Zvezda kryesuese. /tesheshi.com/