Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një ofertë qeveritare për gratë “nën urri” të Ballshit: zgjidhja, te lënia e grevës dhe ulja

Kryeministri Rama iu drejtua sërish grevistëve të Ballshit, grave specifikisht, për ta lënë betejën e tyre me uri për rrogat e pamarra.

Për Ramën, nuk është qeveria fajtore për hallin e tyre.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume!

Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruan shefi i kësaj të fundit.

Rama u kujton atyre se dhe si duhet të jetë zgjidhja.

“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë!

Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin”, shkruan i pari i qeverisjes.  /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts