Një listë e lojtarëve më të shtrenjtë: ku Mbappe e ku Messi e Ronaldo

Instituti Zviceran për Kërkime Sportive, CIES, publikoi raportin e tij të parë në vitin 2019.

Është një listë e 100 lojtarëve më të shtrenjtë në botë.

Sipas algoritmit ekskluziv të CIES, vendi i parë është marrë nga francezi Kylian Mbappe.

Sulmuesi i PSG vlen 218.5 milionë euro, gati 18 milionë më shumë se lojtari i dytë më i vlefshëm në botë – Harry Kane me 200.3 milionë euro.

Pas Kane, vjen shoku i ekipit të Mbappe nga PSG, Neymar me 197.1 milion i ndjekur Raheem Sterling, Mohamed Salah dhe Paulo Dybala.

Surpriza më e madhe është fakti se Lionel Messi rezulton i shtatë më i shtrenjtë në botë me 171.2, pak 10 milionë më shumë se Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo me 127.2. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts