728 x 90 Leaderboard

Një legjendë më pak në NBA: Kobe Bryant e lë basketbollin me 60 pikë të shënuara në ndeshjen e fundit

Një prej lojtarëve më të famshëm të basketbollit amerikan të ditëve të sotme i ka dhënë fund para pak orësh karrierës së tij. Kobe Bryant e ka bërë këtë si s’ka më mirë, duke shënuar 60 pikë në ndeshjen e fundit të tij, e duke i dhënë fitores ekipit me të cilin luajti gjatë kohës.

Los Angeles Lakers fitoi 101-96 ndaj Utah Jazz-it, ku Kobe Bryant pati një meritë të jashtëzakonshme, duke e kthyer lojën që qe në favor të kundërshtarëve. 60 pikët e tij qenë vendimtare për një fitore të madhe të LA Lakers në një mbrëmje të paharrueshme.

37-vjeçari luajti gjatë tërë karrierës si basketbollist me Los Angeles Lakers, duke fituar pesë kampionate të NBA-it. Ai renditet i treti në historinë e NBA-it për shënimin e pikëve, duke u shpallur gjithashtu në vitin 2008 lojtari më i vlefshëm i kampionatit.

“Nuk mund ta besoj se sa shpejt shkuan 20 vite,” deklaroi Kobe Bryant.

“Eshtë e pabesueshme. Nuk mund ta besoj se kanë mbërritur në fund. Gjithçka që mund të bëj këtu është t’ju falënderoj ju djem për tërë vitet e mbështetjes, për tërë vitet e frymëzimit.” /tesheshi.com/  

 

Related posts