728 x 90 Leaderboard

Një kurorë për Sandron: ndërron jetë Luan Qerimi

Aktori i njohur Luan Qerimi ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Prej vitesh, ai ishte shkëputr nga skena për shkak të moshës dhe më i fundit film ku spikati ishte “Vdekja e Kalit”.

Luan Qerimi luajti mbi 70 role në teatër e kinema.

Në teatër spikati te Otello apo te “Arturo Ui”. Ndërsa në film, rol i mbetur në memorie qe ai te “Gracka” apo te “Lulëkuqe mbi murre”.

Te ky i fundit, në rolin Sandros, kuestorit italian, do kishin këtë dialog pikant me Agim Qirjaqin – Luigjin, drejtorin e jetimores.

Pas një atentati komunist ndaj një oficeri italian, nën dëshpërim Luigji do i thoshte:

 -Sandro, po të vazhdojë kështu një ditë do të mbajë kurorën për ty.

-Ose unë për ty, Luigji!  

Luan Qerimi i përket brezit të aktorëve që bën emër të madh në artin skenik e kinematografik shqiptar të viteve ‘70 – ‘80. /tesheshi.com/

Related posts