728 x 90 Leaderboard

Një kafe në Sofje: politika kosovare nuk agjëron!

Kosova është ku, kur vjen Ramazani, njerëzit, të çdo niveli e pozite, maten dhe me etikën e agjërimit: nëse agjëron ose nëse i përmbahesh konsumimit të diçkaje organike në publik në respekt të atyre që agjërojnë.

Dhe me të njëjtin kut është matur dhe kjo pamje e krerëve të Kosovës në Samitin e Sofjes, ku shihen duke gjerbur një kafe shoqëruar me ujë.

Ka qenë presidenti Thaçi ai i cili ka publikuar foton, duke e shoqëruar me komentin se ky samit është mjaft i rëndësishëm për Kosovën.

Dhe në fakt është, pasi prania e Kosovës mes 30 shteteve do jetë një tjetër afirmim i shtetësisë së saj, mes një Europe akoma me xhepa mosnjohjeje të Pavarësisë së saj. /tesheshi.com/    

 

Related posts