728 x 90 Leaderboard

Një javë pas tërmetit, Lamboku vijon të nxjerrë viktima

Një javë pas tërmetit në ishullin indonezian të Lombokut, numri i viktimave ka shkuar në 392, ndërkohë që ende vijojnë të nxirren trupa nga rrënojat.

Shifra ka të ngjarë të rritet edhe ndërsa ekipet vazhdojnë kërkimin e tyre për viktimat nën rrënojat e ndërtesave, tha një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për trajtimin e katasotrofave.

Përpjekjet e kërkimit janë të komplikuara nga një sërë lëkundjesh të tjera, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 6.2 të enjten.

Gati 390,000 njerëz janë zhvendosur dhe jetojnë në kampe, thanë autoritetet.

Dhjetëra mijëra ndërtesa janë dëmtuar, duke përfshirë të paktën 67.000 shtëpi, 606 shkolla, tre spitale, 65 xhami dhe gjashtë ura, informojnë zyrtarët. /tesheshi.com/

Related posts