Një infermiere e bezdisur në Gjermani postoi këtë foto: Ja si duket një rast i vërtetë urgjent

Një infermiere në Gjermani ka postuar në Facebook një foto, për t’u treguar pacientëve se si duket një “rast i vërtetë urgjent”.

Infermierja Keith Keller, e bezdisur nga pacientët që vijnë pa ndonjë arsye për shërbime emergjente, ka publikuar kohët e fundit një fotografi të një dhome urgjence të spitalit për pacientët. Fotoja tregon një dhomë në kaos pas një operacioni, të mbuluar me pajisje mjekësore dhe gjak.

Së bashku me fotografinë ajo shkroi: “Përsëri pata një pacient në emergjencë i cili më pyeti përse po priste për dy orë në korridor. Dëshiroj t’ia tregoj atij këtë foto.”

Personi më tha se po vuante nga një formë e të ftohtit, dhe Muller beson se kjo foto do t’i dëshmojë atij se “rasti i tij urgjent” mund të presë.

“Më falni, por përtacia dhe mungesa e pavarësisë te njerëzit janë vërtet të frikshme. Pyes veten se si njerëzit e tillë mund të gjejnë rrugën për në shërbimin më të afërt të urgjencës, por jo edhe tek mjeku i tyre familjar”, tha Miller. /tesheshi.com/