728 x 90 Leaderboard

Një Haradinaj quan ambasadorin Delawie “palaço”, reagon Ramushi: fyerja, në kundërshtim me etikën tonë!

Deklarata e ambasadorit të SHBA- vë në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, në të cilën tha se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë, ka ngjallur reagime të ashpra tek organizata e veteranëve të luftës.

Është nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili ka reaguar ashpër ndaj diplomatint amerikan duke e quajtur “një palaço”.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos. Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, pohoi Haradinaj.

Por ndaj kësaj fyerje ka reaguar kryeminsitri Ramush Haradinaj, duke thënë se kjo fyerje është në kundërshtim me etikën e diskursit publi.

“Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore. Fyerja e shprehur publikisht e Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës. I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë”, shkruan kryeministri Haradinaj në Facebook.

Related posts