728 x 90 Leaderboard

Një “Habilaj” edhe në Kroaci: opozita e majtë kërkon rrëzimin e qeverisë së djathtë

Kush thotë që vetëm në Shqipëri po zhvillohet një luftë politike e egër për të rrezuar qeverinë e sapo ardhur në pushtet, nuk e ka hapur dritaren e shtëpisë.

Në Kroaci ka një nismë jo me fjalë, por me mocion mosbesimi në parlament për të rrëzuar qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Andrej Plenkoviç.

Opozita, të enjten e kaluar paraqiti mocion për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa lideri i forcës më të madhe opozitare, Partia Sociademokratike (SDP), Davoe Bernardiç deklaroi  se “duhet të pastrohet oktopodi i korrupsionit, ndërhyrja e ortakërisë së përbashkët dhe baltën në të cilën ndodhet Kabineti i Plenkoviçit për rastin Agrokor”.

Çështja Agrokor është arrestimi i një manjati kroat nga policia britanike me akuzën për mashtrim financiar.

Në këtë aferë që ngjan me aferën Habilaj, të filluar nga drejtësia britanike akuzohet një ish-zyrtar i lartë i partisë në mazhorancë.

Ndërkaq, kryeministri Andrej Plenkoviç deklaroi se “edhe kjo nismë opozitare për mosbesim të Qeverisë do të përfundojë si ato dy parapraket”.

Plenkoviç vlerësoi se koalicioni qeveritar mbështetet në shumicën parlamentare prej 78 deputetëve.

/tesheshi.com/

 

Related posts