728 x 90 Leaderboard

Një “Guinnees” për Nishanin: në dy ditë shpallet dy herë “Qytetar Nderi” në Kosovë

Presidenti Nishani ka shënuar precedent të rrallë në politikë, ndoshta të denjë për librin e rekordeve “Guinness”: brenda dy ditësh është nderuar dy herë me titullin “Qytetar Nderi”, në dy qytete të së njëjtës hapësirë shtetërore. Bëhet fjalë për Gjilanin dhe Prizrenin. Në këtë të fundi u shpall sot, në mbyllje të vizitës së tij treditore në Kosovë. Kreu i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja tha se po nderojnë unifikuesin e vlerave kombëtare.

“Presidenti Nishani do të mbahet në memorien e popullit shqiptar si përfaqësues i institucioneve shqiptare të cilat kanë qenë dhe do të mbesin katalizatori i forcimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Lobimi i shtetit shqiptar me në krye presidentin Bujar Nishani te partnerët tanë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka ndikuar që sot Kosova të gëzoj njohje dhe partneritet të shteteve më të fuqishme në botë”, tha ai.

Ndaj këtij vlerësimi, kreu i shtetit shqiptar reagoi i emocionuar:

“E unë sot kryetari i komunës jam i nderuar, i privilegjuar, që përmes jush dhe qytetarëve të tjerë të Prizrenit, ta marrë dhe të përulëm me nderim ndaj këtij vlerësimi që ju më bëtë. Isha i nderuar ta kryej vizitën e fundit shtetërore si President i Republikës së Shqipërisë, në prag të përfundimit të mandatit tim presidencial në Kosovë, atje ku edhe e nisa vizitën e parë shtetërore”, deklaroi Nishani. /tesheshi.com/

Related posts