Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një “Gërdec” tragjik në Guinea-n Ekuatoriale (pamje)

Rreth 20 njerëz u vranë në një seri disa shpërthimesh që ndodhën në një bazë ushtarake në qytetin Bata, Guinea Ekuatoriale.

Përveç kësaj, rreth 600 njerëz u plagosën gjatë këtij shpërthimi që ndodhi në Mondong Nquantoma.

Në raportin e tij në televizionin kombëtar, presidenti Teodoro Obiang tha se kjo ndodhi u “shkaktua nga pakujdesia” ndaj një pajisjeje shpërthyese në bazë.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e një reje të madhe tymi që përhapet mbi vendin e shpërthimit.

Sipas News Sky, njerëzit thonin: “Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por gjithçka u shkatërrua!”.

Kanali mediatik TVGE u bëri thirrje njerëzve të dhurojnë gjak, duke thënë se një spital është plot me njerëz të plagosur.

Ka disa dyshime në lidhje me numrin e vdekjeve, ku TVGE raportoi 20 raste.

Sipas raporteve të medias, autoritetet thonë se numri i të vdekurve është midis 15 dhe 17.

Radio stacioni Macuto njoftoi se qytetarët u evakuuan katër kilometra jashtë qytetit, duke deklaruar se tymi mund të ishte shumë i dëmshëm për shëndetin e tyre. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts