Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një copëz Zvicër në Shqipëri: ku konkretisht?

 

ATSH ka ofruar një kolazh fotosh nga Puka pas rënies së dëborës në këtë qytet, pamje të cilat duket sikur vijnë nga tjetër vend, pse jo, nga Zvicra magjike.

“Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e  adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit”, shkruan ATSH.

Kujtojmë se Puka ka pësuar një tranformim vitet e fundit në kuadër të Rilindjes Urbane, me synimin për ta shndërruar në atraksion turistik të prefereueshëm. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts