Një Brexit pa marrëveshje, kërcënim për punën e 10,000 gjermanëve

Tërheqja e Britanisë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, mund t’i kushtonte Gjermanisë 10,000 vende pune, paralajmëruan ekonomistët në një anketë të publikuar në gazetën Welt am Sonntag.

Është një studim i përbashkët i ekonomistëve në Institutin për Kërkime Ekonomike dhe Universitetin Martin Luter në Halle.

Punëtorët në industrinë automobilistike gjermane janë në rrezikun më të lartë për Brexit në zonat e Wolfsburg dhe Bavari, ku Volkswagen dhe BMW kanë fabrikat e tyre.

“Në asnjë vend tjetër, ndikimi në punësimin e përgjithshëm nuk do të jetë aq i madh sa në Gjermani, ku pothuajse 100,000 njerëz do të preken”, tha Oliver Holtemoeller, një nga autorët e studimit.

Franca është vendi tjetër që mund të goditet nga Brexit pa një marrëveshje, me 50,000 vende pune në rrezik, sipas portalit Politico.

Është vlerësuar se më shumë se 600,000 njerëz në mbarë botën mund të ndjejnë pasojat e tërheqjes së Britanisë nga BE pa një marrëveshje.

Prej kësaj, 179,000 vende pune i referohen BE-së dhe 433,000 jashtë bllokut. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts