Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një “’97”-të shqiptare në SHBA: një stacion policie në flakë pas vdekjes së George Floyd (video)

Protesta të mëdha në të gjithë Shtetet e Bashkuara për vdekjen e të ziut George Floyd, i cili dha frymën e fundit nga këmba në fut e një polici, po trondisin Amerikën këto orë.

Së fundi, u dogj dhe Stacioni i Policisë në Minneapolis, përgjegjëse për rastin.

Katër policë janë në arrest, mes tyre dhe ai që po qëndronte në qafën e Floyd.

Një kalimtar filmoi të gjithë ngjarjen, dhe pamjet ngjallën një valë protestash në të gjithë SHBA. Protestat e dhunshme vazhduan dhe këtë mëngjes.

Departamenti i Drejtësisë tha të enjten se një hetim mbi përfshirjen e policisë në vdekjen e Floyd ishte “përparësia më e lartë”.

Vëllai i viktimës, Philonise Floyd, i tha CNN të enjten se ishte lodhur nga “të shikuarit e një të ziu që të vdiste nën thundrrën e policisë”, edhe pse ju lutej për pak ajër”.

Të mërkurën, Presidenti Trump e quajti vdekjen e Floydit një “ngjarje shumë, shumë të trishtuar”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany u bëri thirrje protestuesve të ndalojnë dhunën dhe plaçkitjet.

“Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, pa dyshim në të, por ato duhet të jenë paqësore … dhe në përputhje me ligjin,” tha ajo për Fox News.

CNN shkruan se dy pas vdekjes së Floydit, protestat vazhdojnë në të paktën pesë qytete të mëdha në Amerikë.

Më shumë se 500 anëtarë të Gardës Kombëtare arritën në në Minneapolis për të frenuar protestat.

Tashmë duket sikur gjithçka ka dalë jashtë kontrollit, sidomos në këtë qytet, ku dhuna, kaosi dhe plaçkitjet janë bërë mbizotëruese. /tesheshi.com/    

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com